“Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tani të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, bën të ditur Ministria e Drejtësisë.
“Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim..
Ministria e Drejtësisë thotë do të bashkëpunojë me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj Zogajt.