7 ushqime të rrezikshme që duhen evituar

0
295

1.Koshoshkat e mikrovalës

Qeskat e vogla të kokoshkave janë praktike dhe të lehta në përdorim. Duken të parrezikshme por në fakt janë. Mbi to shënohet përshkrimi “me shije gjalpi”. Kjo shije përbëhet nga një substancë kimike e quajtur diacetil, e cila është toksike.

 

2.Margarina në tubeta

Ky produkt përmban sasi të larta të trans-yndyrnave, ato që shkaktojnë dëmtimin e enëve të gjakut dhe arterieve, për të mos përmendur kaloritë. Shumica e margarinës ka të paktën 100 kalori në një lugë gjelle.

 

3. Petullat e gatshme

Në Amerikë ekziston një ditë e quajtur “Dita zyrtare e petullave”, gjithsesi përbërësit brenda petullave të gatshme nuk janë shumë të shëndetshme. Ato përmbajnë gjithashtu trans-yndyrna.

 

4. Çdo gjë me ëmbëlsues artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë pengojnë aftësinë natyrore të trupit tuaj për të ditur kur ka konsumuar shumë kalori kështu që ju do të vazhdoni të hani më tëpër. Studimet thonë se pijet dietike dyfishojnë rrezikun për obezitet.

 

5. Salca e domateve

Salca e domateve e prodhuar në treg është përbërë me sheqerna të rafinuara. Disa marka salcash përmbajnë shurup misri si përbërës dytësor. Gjithashtu disa marka të tjera përmbajnë natrium.

 

6.Kremi i ëmbëlsirave

Ëmbëlsirat e gatshme me krem janë përzierje e trans-yndyrnave, shurupit të misrit, ngjyruesve artificialë, dhe shijuesëve artificialë. Vërtëtë kemi nevojë për këto gjëra në trupin tonë?

 

7. Luleshtrydhet joorganike

Luleshtrydhet duken kaq të mira kur i shikon por i keni parë ndonjëherë punonjësit që punojnë në fermat e mbjella me këto fruta? Ata duhet të veshin veshje mbrojtëse kur punojnë në mënyrë të mos jenë të ekspozuar ndaj pesticideve që u hidhen bimëve vazhdimisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here