Në Rusi luan me pikatore, një klub zviceran interesohet për Roshin

0
190

Ish-zv.trajneri i Kombëtares kuqezi, Paolo Tramexani, po kërkon me ngulm Odise Roshin. Ky i fundit nuk po gjen më hapësirat e nevojshme te skuadra e Ahmat Groznit dhe në ndeshjen e fundit ndaj CSKA së Moskës nuk luajti për asnjë minutë.

Një situatë të tillë po mundohet ta shfrytëzojë skuadra zvicerane e Sionit, që kërkon të marrë shërbimet e lojtarit, që ka 43 ndeshje me ekipin Kombëtar. Natyrisht në një transferim të tillë ka ndikimin e tij edhe trajneri Tramexani, i cili i njeh mjaft mirë cilësitë e Roshit.

Roshi vs Itali

Sipas “lematine.ch” Roshi do të ishte një zgjidhje ideale, duke parë edhe pretendimet e pakta të rrogës që ka. Kjo, pasi drejtuesit e Sion aktualisht janë duke ndjekur edhe Salih Uçan.

Roshi vs Gershon

Turku ka luajtur për dy sezone  te Roma në Seria A dhe më pas është transferuar te Fenerbahçe ku nuk ka bindur. Shanset që ai të kalojë te skuadra e Sionit janë të pakta, pasi lojtari kërkon një pagë të majme mujore, që është e papërballueshme për klubin.

tramexani

Në një situatë të tillë, Roshi mbetet alternativë e preferuar si për trajnerin ashtu edhe për drejtuesit e klubit, që nuk do të jenë të detyruar të shpenzojnë shumë për të bërë të tyrin 26- vjeçarin.

ARMAND HALILI

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here