Rreth 1 orë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha postoi në Facebook-un e tij një video të qytetarit dixhital, nga ku dukej Hotel Vollga në qytetin e Durrësit i përfshirë nga flakët.
Më pas policia ka dhënë njoftimin e saj zyrtar për shkaqet e flakëve në godinat e Hotel “Vollga”.
Më datë 31.08.2017, rreth orës 13:05, në lagjen Nr. 1, Durrës ka rënë zjarr tek Ish – Godinat e Hotel”Vollga”.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat Zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrri.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë marrja flakë e disa mbeturinave,” njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.