Ndarja nga jeta e Farudin Hoxhës, Kryemadhi: Nderoj kontributet që profesori la për Shqipërinë

0
143

Ndarjen nga jeta të akademikut Farudin Hoxha, ish-ministër i Ndërtimit dhe projektues i shumë veprave hidroenergjetike në Shqipëri, e ka komentuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

 

Në një reagim të saj, Kryemadhi është shprehur e trishtuar në lidhje me këtë lajm, duke e cilësuar Hoxhën një punëtor të palodhur, fjalëpak dhe njeri me kontribute për vendin.

“ Mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Profesor Farudin Hoxhes, të njeriut e punëtorit tē palodhur, të Akademikut fjalëpak e punëshumë, kontributet e të cilit janë të prekshme në të gjithë vendin!

Edhe pse nuk e kam njohur personalisht, njoh e nderoj dimensionet e emrit e të kontributit të tij të vyer, ndaj bashkë me nderimin për gjitha sa Profesor Farudin Hoxha i ka dhënë e i la Shqipërisë, shpreh keqardhje e dhembje për largimin nga jeta të një njeriu e qytetari, që jo gjithmonë mori gjatë këtyre 27 viteve të fundit mirënjohjen e nderimin që meritonte! U prehtë në paqe!” është shprehur Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here