Kur vjen puna tek lëkura e shndritshme dhe e lëmuar, ju jeni vërtet ajo çfarë hani. Për të pastruar të çarat e lëkurës dhe komplekset tona, ka disa këshilla nga dietologët për të eliminuar problemet e lëkurës dhe për ta pasur atë me shkëlqim në mënyrë sa më natyrale.
Avokado
Avokadot janë famoze për efektet fantastike që kanë për lëkurën, të pasura me acide yndyrore siç është omega 9. Rigjeneron qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe redukton skuqjen dhe irritimin.
Salmoni
Vaji i peshkut në përgjithësi, dhe salmoni në veçanti janë një paketë e fuqishme me përmbajtje të lartë të Omega 3, një tjetër acid yndyror i cili bën mrekulli për lëkurën tuaj. Këto acide mbrojnë fytyrën nga ekspozimi në diell, ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës së dëmtuar dhe ndihmon gjithashtu membranat duke i mbajtur të hidratuara dhe të shëndetshme.
Dardha
Dardha është e mbushur me ushqyes ushqimorë që nxitin një shkëlqim të shëndetshëm pasi përmbajnë bakër, kalium, hekur, zink, magnez, vitamina C, E, B, K.
Limoni
Për një lëkurë më të shndritshme duhet të shtoni ushqime që ndihmojnë punën e mëlçisë dhe limonat bëjnë pikërisht këtë.
Patatet e ëmbla
Këto patate janë të mbushura me fibra dhe janë shumë të shijshme. Përmbajnë vitaminë A, antioksidues që e mban lëkurën shumë të pastër, të freskët dhe të butë. Patatja e ëmbël është përbërës kryesor e disa recetave për puçrra dhe te kremrat anti-rrudha.