Historia e pazakontë/ Rikthehet sërisht në jetë, biologia: Ja sekreti si shpëtova

0
187

Historia e pazakontë e Albina Mujës, e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”,  për të treguar se si i shpëtoj vdekjes.

Në vitin 1990  pas lindjes së djalit të dytë ajo pati komplikacione të rënda duke kaluar kështu në një vdekje klinike. Dëgjonte çdo gjë që ndodhte përreth saj madje mban mend më së miri edhe këmbënguljen e mjekëve për ta rikthyer në jetë, por çfarë e bëri që të shpëtoj? Si u rikthye në jetë? Cili është shpjegimi i saj mbi vizionin e tunelit?

Fill pas kësaj ndodhie Albina u thellua edhe më shumë mbi këtë ngjarje që i ndodhi pikërisht asaj, kjo për shkak edhe të profesionit të saj si biologe, por edhe të studimeve të ndryshme duket se ajo sot pas kaq shumë vitesh ka dalë në një konkluzion, të cilin e ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Pasdite në Top Channel”, me moderatoren Jonida Shehu.

Energjia gama ishte shpëtimi i saj. Truri sipas saj ka përdorur atë që quhet si “Asi nën mëngë”, për të shpëtuar vetveten, ndaj edhe sipas hulumtimeve që ka kryer në mënyrë private ai është organi më i pazakontë që ekziston në trupin e njeriut, dhe lëshon energji gama, kur e shikon veten në rrezik sepse gjatë një vdekjeje klinike truri ka hiperaktivitet.

Kjo është një histori që ajo vetë e ka diskutuar vetëm me persona shumë të afërt të familjes. E gjitha kjo për të, duket se ka kryer funksionin e një eksperimenti bërë nga një biologe, dhe duket se ajo ishte e përzgjedhura për ti ndodhur kjo situatë.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer për Jonida Shehun se si ra në kontakt me Universitetin e Michiganit 4 vite më parë pikërisht në shtator të 2013-tës , ata po kryejnë eksperimente të vazhdueshme mbi këtë çështje, se si reagon truri në një situatë të tillë. Teksa po kontribuon vijimësisht në kërkimin e rezultateve së largu me korrespodencë të rregullt emailesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here