Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mblodhi sot Komitetin Kombëtarë të kësaj force politike. Ajo kërkojë një angahzim të të gjitha forcave politike kundër krimit që ka kapur shtetin, duke i dhënë sinjale të qarta dhe Partisë Demokratike, por dhe të gjitha forcave opozitare se është gati për bashkëpunim.
Kryemadhi tha se do pranonte në këtë front çdo forcë politikë të majtë apo të djathtë për t’i bërë ballë rrezikut të krimit që sipas saj, ka kapur policinë dhe po shtrin duart tek drejtësia.“Koha nuk pret më, të krijojmë frontin e gjërë opozitar, qofshin ato me forca të majta dhe të djathta. Unë mendoj ta quajmë Front kombëtar kundër krimit të organizuar”, tha Kryetarja e LSI.
“Ne e dimë shumë mirë që zgjedhjet e 25 qershorit dëshmuan një devijim të votës. Shqiptarët ndjejnë një apatizëm për politikën në tërësi dhe kjo edhe për shkak të klasës politike të kapur nga krimi, dhe kjo u dëshmua qartazi nga bojkoti masiv. Pra qeveria sot është fryt i parave të drogës, krimit dhe blerjes së votës. Po ashtu dhe bojkotit nga frika, si edhe apatija ndaj politikës në tërësi. Ne jemi forca më socialdemokrate, më progresiste më europiane. Ne na mbetet si Lëvizja Socialiste për Integrim, që bazohet tek social demokracia, duke ndihmuar shtresën e të varfërve. Nuk pretendojmë se do jetë thjeshtë. Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që keqqeveris, ku krimi është ulur këmbëkryq në tepësinë e pushtetit. Jemi në opozitë, jo me Rilindjen apo PS, por me krimin e organizuar që ka kapur pushtetin, ka kapur drejtësinë e policinë të kriminalizuar. Duhet të zgjohemi jo vetëm brenda vetes, për këdo që kemi pranë.Ky është një alarm që gjithnjë e më shumë do të kumbojë fort për të tashmen dhe brezat e ardhëshme. LSI do të ketë një model të ri, m vizion të qartë për të ardhmen e vendit”, tha Kryemadhi.