Me një status në Facebook, Këlliçi shprehet se ka realizuar një sërë takimesh me drejtuesit e forumeve rinore, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për FRPD-së.
Ja çfarë shkruan Belind Këlliçi:
Gjatë punimeve të Deutschlandtag 2017, Kongresit të Junge Union, forumit rinor te CDU/CSU, pata kënaqësinë të takohem me drejtues të forumeve dhe organizatave partnere të FRPD.
Me Kryetarin e Junge Union, Paul Ziemiak diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes dy forumeve si dhe e falënderova përzemërsisht për mbështetjen e pakursyer që i ka ofruar FRPD dhe PD, në mënyrë të veçantë për fjalën e tij në ‘Çadrën e Lirisë’.
Ziemiak na garantoi se Junge Union sebashku me Fondacionin Konrad Adenauer Stiftung, do japin ndihmësen e tyre ne adoptimin e praktikave me te mira te te rinjve te CDU/CSU, për rritjen dhe fuqizimin e FRPD si dhe ne funksion te përgatitjes se alternativave dhe nje opozite te forte e konstruktive ndaj një qeverie qe ka shkatërruar çdo mundësi për te rinjtë qe te ndërtojnë te ardhmen e tyre ne Shqipëri.
Gjithashtu pata mundësinë te diskutoj me Kryetarin e komunitetit te te rinjve demokrate ne Europe (DEMYC), Javier Hurtado Mira dhe me Kryetarin e unionit ndërkombëtar demokrat te te rinjve ne bote (IYDU), Bashir Wardini, per praktikat me negative qe qeveria e Edi Rames ka implementuar me qeverisjen e tij qe nga promovimi i krimineleve, trafikanteve, mashtruesve e deri tek lehtësirat qe i ka krijuar kultivuesve te drogës, qe kane përmbytur vendin dhe Europen me marijuane “Made in Albania”.
Partneret tanë u informuan mbi rrezikun e madh te një eksodi tjetër masiv te shqiptareve, për shkak te gjendjes se rende te kriminalitetit ne vend si dhe pas implementimit te rritjes se taksave te parashikuara nga qeveria, e cila do te preke çdo biznes e çdo familje shqiptare. I garantova ata se FRPD se bashku me PD do te bëjnë nje opozite te forte dhe pa kompromis kundër qeverise se lidhur me krimin dhe me te korruptuarën qe ka pasur ndonjëherë vendi yen.
Deutschlandtag 2017, i cili kete vit u organizua ne Dresden, pati si folës kryesore Ministrin e Brendshëm te Gjermanisë, Dr. Thomas de Maiziere, Sekretarin e Përgjithshëm te CDU, Dr. Peter Tauber, Komisionerin Europian per Buxhetin, z. Günther H. Oettinger dhe kulmoi me fjalën e Kancelares Gjermane, Dr. Angela Merkel.