Iu mohua azili në Gjermani, nusja i përgjigjet burrit vrasës: Nuk të lashë për sirianin por…

0
215

Një përballje e fortë ka ndodhur ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, mes dy bashkëshortëve.

 

 

Burri një javë më parë hodhi akuza të forta së bashku me nënën e tij se nusja kishte ikur nga azili me sirianin dhe nuk i lejon që ata ta shohin djalin. Të gjitha këto akuza kanë marrë përgjigje nga nusja e Gamzendit ditën e sotme, e cila në një lidhje telefonike ka zbuluar detaje rreth të vërtetës.

Historia

NGJARJA
Ishte viti 2011 kur jeta e tyre do të ndryshonte plotësisht. Në debat e sipër baba e bir i morën jetën një burri 56-vjeçar dhe që nga ai moment do të fillonte dhe kalvari i vuajtjeve dhe mundimeve.

Familja e viktimës kishte çuar fjalë se do hakmerrej, të gjendur në të tilla kushte nëna së bashku me fëmijët e tjerë, nusen e djalit të burgosur dhe nipin e vogël braktisën veriun e Shqipërisë dhe shkuan në shtetin gjerman për të kërkuar azil. Jetuan në kamp për një kohë të gjatë, mes vështirësive ruanin kontaktet me 2 anëtarët që gjendeshin në burg.

Djali mbaroi dënimin dhe pas lirimit nga burgu iu bashkua familjes në Gjermani. Pak kohë para mbërritjes së tij nusja kishte zënë një shok sirian, familjarët ishin të bindur që mes saj dhe sirianit kishte më shumë se shoqëri, por ajo arriti të manipulonte të shoqin dhe ta bindte që asgjë nuk kishte ndryshuar mes tyre.

Pas vendosjes në një tjetër kamp iu refuzua azili të gjithëve ndërsa nusja dhe nipi mundën të qëndronin.  U kthyen mbrapsht dhe u dorëzuan në polici, jetojnë në kryeqytet me frikën se do të bëhen viktima të hakmarrjes, por përveç kësaj një tjetër problem madhor po i mundon.

Nusja e djalit ka shkëputur të gjitha kontaktet, prej një viti Gazmendi nuk sheh dot të birin. Ka mall dhe është i shqetësuar për vogëlushin i cili aktualisht është nën shoqërinë e njerëzve të huaj. Kjo ishte e vërteta e Gazmendit dhe nënës së tij  rrëfyer pak ditë më parë në studio, por pas transmetimit live të emisionit ka reaguar e akuzuara. 2 palët ishin sot përballë njëra-tjetrës dhe nusja do iu përgjigj akuzave të forta të hedhura publikisht ndaj saj.

Versioni i bashkëshortes së Gazmendit për të vërtetën 
Në një lidhje telefonike studios së News24, bashkëshortja e Gazmendit, deklaroi se ajo është kërcënuar nga bashkëshorti i saj dhe familjarët e tij.

Ajo mohon se ka kërkuar divorcin për tradhti bashkëshortore, por arsyeja e vetme sipas saj janë kërcënimet e vazhdueshme për të cilën kërkoi urdhër-mbrojtje nga policia gjermane, shkruan BalkanWeb

“Vazhdova të jetoj me këtë kriminelin, familja ime ishte kundër kësaj martese. Doja të mbroja fëmijën tim, për këtë jam larguar nga Shqipëria. Vazhdoja t’i qëndroja në krah se ishte familja ime, dhe se nuk kisha tjetër që të më mbështeste mua. Familjarët më kanë thënë shumë që mos ta merrja për burrë Gazmendin dhe më pas nuk kisha fytyrë t’i kërkoja ndihmë familjes. Dua t’ju them se fundi i martesës nuk ishte tradhti bashkëshortore, por kam marrë kërcënime nga familja e tij. Kam marrë urdhër-mbrojtje në Gjermani pasi vëllezërit e tij e pranuan në policinë gjermane se më kishin kërcënuar. Pastaj i kam kërkuar divorcin, kjo dallohet dhe nga data kur ia kam kërkuar atë, nuk kishte të bënte me tradhti, por me kërcënimet. Kam kërkuar dhe urdhër mbrojtje për fëmijën tim,” tregoi ajo.

Pas kësaj që tha, ajo zbuloi edhe disa mesazhe me Gazmendin, ku ishin bisedat e vazhdueshme mes saj dhe Gazmendit, kur ky i fundit i kërkonte ta takonte atë dhe fëmijën, por një gjë të tillë nuk e lejonte (Gazmendi qesh me ironi pas mesazheve).

Nusja: Nuk kërkon vetëm Roselion por edhe mua.
Gazmendi: E di shumë mirë këtë, dhe e dija që do dilnin këto mesazhe, dhe jam munduar t’i mbaj fajet vetë, dhe doja të gjeja paqe me të, por ishte e pamundur, se kam qenë i dashuruar më përpara me të dhe vazhdoj ta dua akoma pavarësisht problemeve që më ka shkaktuar se më braktisi në momentin që çdo gjë ishte perfekte. Por sa njohu sirianin ndryshoi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here