Arrestimi i Habilajt në Itali/ Reagon Basha: Zbulohet lidhja e Tahirit me bandën. Si do ta mbrojë Rama tani?

0
184
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të Hibaljat në Itali, i cili sipas opozitës është i afërt ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe po sipas tyre, trafikonte drogë me ‘Audin’ e ministrit.

“Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur”, shkruan Basha në Fascebook.

“Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”, vijon kryetari i PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here