“Jetonin në Sokakun e të marrëve, ky ishte gabimi i vetëm i çiftit të vrarë sot në Gjirokastër”

0
210

Vrasja e dyfishtë e ndodhur sot në Gjirokastër ka lënë pa fjalë edhe gazetarët në këtë qytet. Ata s’duan ta besojnë që gjirokastritët vrasin për një konfilikt pronësie.

 

 

Telnis Skuqi është njeri prej tyre dhe thotë se histori të tilla nuk i ka ndodhur të raportonte në shumë vite punë. Ai thotë se gabimi i vetëm i çiftit Kosta është fakti që jetonin në “Sokakun e të marrëve”, shumë afër banesës së shkrimitarit të njohur Ismail Kadare.

STATUSI I PLOTE
telnis
Vrasje e dyfishtë në “Sokakun e të marrëve”
Nga Telnis Skuqi
“Kush ka pronë, ka luftë”, do të shkruante Balzaku, shkrimtari francez.
Një mësuese, si dhe një muzikant, u vranë sot në lagjen “Palorto” për një gardhë.
Një ngjarje e paprecedentë në Gjirokastër.
Për herë të parë, në jetën time si gazetar po shkruaj një lajm të tillë.
Gjirokastritët kurrë nuk vrasin për pronë.
E tmerrshme, sepse gabimi i vetëm i viktimave ishte se ata jetonin në “Sokakun e të marrëve” dhe kishin një pronë.
Të dy viktimat, Aleko dhe Afërdita Kosta, nuk kishin shumë vite që jetonin sëbashku.
Vrasësi ka tentuar të vetvritet me armën e krimi.
Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here