Shkëlzen Berisha: Gazetarëve s’duhet t’u bëjë përshtypje mungesa e edukatës nga kryeministri, ai është…

0
218

Edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së kreut të qeverisë Edi Rama me gazetarët, menjëherë pas vendimit të maxhorancës dje në parlament kundër arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në një status në “Facebook” Shkëlzen Berisha thotë se ajo që ndodhi ka 20 vjet që ndodh por që parlamenti nuk zhvesh nga imuniteti një të dyshuar për trafik droge është hera e parë. Ai iu jep edhe një këshillë gazetarëve, ndërsa thotë se Rama është i kapur peng nga trafikantët.

“Ajo që ndodhi mes Ramës dhe gazetarëve ka 20 vjet që ndodh, por është hera e parë që parlamenti refuzon të zhveshë nga imuniteti një të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. E keqja ka shkallë! Gazetarëve nuk duhet t’u bëjë përshtypje mungesa e edukatës dhe respektit nga ana e kryeministrit, kur ai është kapur peng nga trafikantët e drogës!”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Shkelzen Berisha fb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here