Prangosen 6 të rinj, nuk lejuan Forcat Speciale të bënin kontrolle. Ja emrat

0
251

6 të rinj kanë janë prangosur pasi kundërshtuan punonjësit e policisë dhe grupin e FNSH-së në Vlorë. Ata janë Mario Vëngu, 22 vjeç, Françesko Meto, 20 vjeç, Damjano Rrapaj, 21 vjeç, Enea Bregu, 23 vjeç, Eriton Alliaj, 19 vjeç, Mariglen Ballesha, 21 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Për rastin është proceduar në gjendje të lirë edhe një person tjetër, A. K., 24 vjeç, pasi vuan nga një sëmundje kronike.

“Gjatë kontrollit që Policia ka ushtruar ndaj 4 prej tyre pasi janë konstatuar pranë një banese të braktisur në lagjen ”28 Nëntori”, ata së bashku edhe me tre të tjerë, të cilët janë afruar më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe nuk kanë lejuar ushtrimin e detyrës prej grupit të FNSH-së dhe shërbimeve të Policisë së Komisariatit Vlorë“, sqaron policia në një njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here