Zhvillimet e fundit për trafikun e drogës nga krimi i organizuar prej Shqipërisë drejt Italisë, duket se kanë bërë që vetë ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti, i shoqëruar edhe nga një delegacion i nivelit të lartë, të zbarkojë në Tiranë.
Sipas njoftimeve zyrtare mësohet se ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e sotme në vendin tonë, ku do të zhvillojë një takim me ministrin tonë të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe më pas në orën 11.00 do të takojë presidentin e vendit Ilir Meta në selinë e presidencës.
Në mbyllje të kësaj vizite në orën 11.30, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Axhenda:
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB).
Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë.
Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis” (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore).