Ministri i Brendshëm italian vjen në Tiranë për “kanabisin”, pas Xhafajt, takon Metën

7
210

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minnitti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Tiranë, është takuar mëngjesin e sotëm me homologun shqiptar, Fatmir Xhafaj. Pjesë e vizitës zyrtare është edhe delegacioni i nivelit të lartë të ministrisë dhe policisë italiane.

 

 

Mësohet se gjatë takimit është folur për situatën me krimin dhe drogën në vend, ndërkohë që sot jepen rezultatet për monitorimin nga ajri për vitin 2017 për kanabisin.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar në axhendën e vizitës së ministrit italian në Tiranë, Marco Minnitti në orën 11:00 është takuar me Presidentin Ilir Meta.

Pas këtyre ktakimeve, ministrat e Brendshëm do të zhvendosen në Pallatin e Kongreseve, ku do të vijohet me prezantimin e rezultateve të monitorimit ajror për vitin 2017.

Dy ministrat e Brendshëm janë takuar pak ditë më parë më 24 tetor në Trieste në Samitin rajonal mes Ministrave e krerëve të policisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Ministrit italian Marco Minniti sjell një interes të veçantë mediatik për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, rrjedhë e shkatërrimit të një bande të strukturuar italo-shqiptare e hipotezës së përshirjes në të, të ish-Ministrit të Brendshëm italian Saimir Tahiri.

TAKIMI DHE AXHENDA
Në datën 3 nëntor, zhvilloN një vizitë zyrtare në Shqipëri Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

Axhenda:
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme

Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë

Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here