Fjalimi i Ramës për mediat, gazetarët e huaj të skandalizuar: U ndjemë të sulmuar

0
234

Fjalimi i Edi Ramës i mbajtur paraditen e sotme në ‘Ditën e Medias’ ka tërbuar gazetarët e huaj. Ata e kanë kritikuar Ramën, duke i thënë se ‘fjalime të tilla prodhojnë vrasje’.Gazetari malazez Zeljko Ivanoviç i të përditshmes ‘Vijesti’ duke folur në panel u shpreh se, kështu ndodhi edhe në Maltë, ku kryeministri i thoshte gazetares se nuk është e besueshme dhe në fund ajo u vra nga mafia.

Fjala e plotë e gazetarit nga Mali i Zi.

Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtet: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që do mbulojmë të nesërmen. Tre herë në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një Kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jetë e besueshme.

Sigurisht që duhet të jetë e tillë. Ne jemi të besueshëm. Por problemi ka të bëjë me politikanët. Psh; në Malte ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje. Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here