Enis Ujkani, producenti me suksese të mëdha në mediat shqiptare… Tani vjen me “The Game”

0
722

Dhjetë vjet më parë filloi një histori e re në ekranet shqiptare. Para 10 viteve teleshikuesit e të gjitha trevave shqiptare, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, u bënë dëshmitarë të një risie absolutisht të paparë derin në atë kohë, e cila shënonte edhe fillimin e një historie të re në transmetimet televizive, ose me saktë në produksionet televizive në mbarë hapësirën shqipfolëse. Në fakt deri në atë kohë as që mendohej se një televizon i një vendi te vogël si Kosova apo Shipëria të mund të pretendonte te realizonte ndonjë format televiziz që të ishte franchise globale, sikundër ishte kthyer në trendy në të gjithë mediat e botës. E pikërisht kur askush nuk kishte asnjë lloj ideje e jo më vullneti apo ambicjeje për një gjë të tillë, papritmas në mediat shqiptare filloi të qarkullonte një promo që njoftonte se së shpejti do të fillonte transmetimi në shqip i njërit prej formateve më të njohura botërore, quizit më të famshëm “Kush do të bëhet Milioner”, të cilin shqiptarët e apasionuar pas quizive e kishin ndjekur vëtëm përmes transmetimeve të kanaleve të huaje televizive. Ajo që e bënte edhe më sensacional këtë lajm ishte se, ndryshe ç’mund të mendohej, quizi në fjalë nuk do të reailzohej nga ndonjë kompani e madhe televizive shqiptare e as nga ndonjë producent me emër deri atëherë, por nga një djalë i ri student, pa asnjë lloj eksperience por me një pasion, vullnet e ambicje të jashtëzakonshme, si Enis Ujkani.

Një emër që askush nuk e dinte se kush ishte, por që brenda një periudhe shumë të shurtër, do të bënte të flitej shumë për të, si producenti më i suksesshëm në të gjithë trevat ku flitet shqip. Asgjë nuk kishte në fillim Ujkani, as, financa, as teknikë, as studio, por kishte një endërr dhe një pasion të madh. I mjaftoi vetëm ideja që i dha miku i tij Orhan Murati për të blerë licensën e quizit të famshëm “Kush do të bëhet Milioner”, që ishte lancuar tashmë në 114 vende të botës, që ai të hidhej në këtë “avneturë” të jashtëzakonshme me gjithë pasionin e dhe vullnetin që e ka karaterizuar duke arritur të marrë licensën e ta bënte këtë ëndërr realitet. Producenti Ujkani godet përsëri

AGRON LLAKAJ versus GERRY SCOTTI

Pas suksesit të bujshëm me sezonin e parë të Kush di të bëhet Milioner, Producenti Enis Ujkani e vazhdoi më tej ambicien e tij për të bërë gjera të mëdha. Kështu, për lancimin e sezonit tjetër të Milionerit, ai pati idenë brilante për një spot që edhe sot e kësaj dite mbahet si një nga gjetjet me fantastike në këtë drejtim. Kështu ai organizoi një spot reklamë me Moderatorin e showman-in famshëm Italian Gerry Scotti, duke e venë këtë të fundit në rolin e konkurrentit përballë Moderatorit tAgron Llakaj, që do të drejtonte quizin e famshëm për teleshikuesit e trevave shqiptare. Promo që sapo u shfaq ne Televizion i gozhdoi para ekranit teleshikuesit, të cilën çdo moderator shqiptar do ta kishte një ëndërr. Kështu startoi pra Kush do të bëhët Milioner i drejtuar nga Agron Llakaj, në një studio të re, që sipas Sony Picture Entertainment dhe 2waytraffic, që kanë të drejtat e lincesës së këtij formati, vinte e dyta pas studios së Mbretërisë së Bashkuar

FIFTY FIFTY

Suksesi i Milionerit i dha stimuj të rinj dhe ide të reja producentit Ujkani i cili vazhdoi punën me lancimin edhe realizmin e formatit FIFTY FIFTY per Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, që edhe pse si format nuk arriti suksesin e Milionerit, vlen të thuhet se nga kompania Sony Picture Entertainment u vlerësua si realizimi teknik më i mirë, dhe skenografia më e mirë nga të gjitha shtetet e tjera të botës që kishin lancuar.

DRAGONS DEN

Pas Fifty-Fifty Dragons den ishte Formati i radhës i sjellë për televizonet ng Enis Ujkani. PERVOJA Pas 6 viteve duke punuar me Producentet më të suksesshëm në botë si Anglezë, Holandezë, Gjermanë dhe pasi ka vizituar e kontaktuar shume shpesh me televizionet më të mëdha ne Italy si Canale 5,në Angli ITV dhe në Gjermani televizionin me të suksesshëm në Eurorop RTL e pas realizimeve të mësipërme Enis Ujkani fitoi një përvojë shumë të vyer. Përvojë kjo që e ka bërë atë të jetë producenti i parë në rajon që ka realizuar formate të tjera televizive me licencë ndërkomëbtare si Champion Quiz Get in the Ring, SUPERSFIDA

CHAMPION QUIZ

Formati garues Champion Quiz është formati i diturisë aktualisht më i sukseshem në mediat tona ne kategorinë e Show Quizit,. Ky show është për të gjitha moshat dhe pritet të realizohet edhe me personazhe publike.

GET IN THE RING -Producenti Ujkani garën botërore të biznesit Get in The Ring e ka kthyer në një shoë garues që krijon emocion, dramë, tension dhe shoë. Është pra një lloj formati që akoma nuk është parë në televizionet botërore. Nnë këtë show kandidatët garojnë në ring me ide biznesi dhe fituesi merr të drejtën të garojë në garën botërore për 1 milion euro.

NEKTAR

Enis Ujkani i njohur suproducenti që realizon show argëtues, por kësaj radhe ai dëshmoi se di të bëjë edhe emisione të tjera, kur u shfaq për here të parë me emisioni Nektari. Ishte diçka krejtësisht e re në televizionet tona. Një emision100% edukativ që trajton tema sociale me një realizim shumë profesional si në trajtimin e temave, skenografi, me audiencë dhe realizim profesional. Emisioni Nektar është një emision që ka një shikueshmëri të lartë ne çdo shfaqje. Producenti Enis Ujkani nuk është vetëm një producent i afirmuar por edhe një perfeksionist që merret me çdo detaj gjatë realizimit si ne me organizim, regji, kamera, ndriçimi, skenografi dhe mundohet që çdo detaj te dalë në ekran sa më bukur të jetë e mundur. Dhe krejt ë fund SUPER SFIDA qysh në lancim e episodeve të para u bë një fenomen televiziv që sjell dramë,tension, Emocion, humor dhe show që nuk është parë në ekranet tona dhe një sukses me shikueshmëri rekord. Të gjitha këto projekte na japin mundësi të pohojmë se Enis Ujkani është padyshim producenti me i sukseshëm në mediat shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here