Paloka: Kryeministri kërkon të kapë Prokurorinë, mbron Vangjush Dakon

Deputeti Edi Paloka ka deklaruar sot se Kryeministri nuk po jep asnjë shpjegim për përgjimet e fundit që rëndojnë mbi Vangjush Dakon, kryebashkiakun socialist të Durrësit, angazhuar në blerjen e votave për PS-në me ndihmën e bandave kriminale, pasi sipas Palokës, Rama po pret të marrë në dorë plotësisht edhe Prokurorinë.

Sipas Palokës, Rama po e merr Dakon në mbrojtje njesoj si Tahirin, njesoj si Sejdinin, pasi gjithçka lidhet me vetë Ramën.

“Në Durrës, politika dhe krimi janë bërë një, – tha Paloka. –  Këtë model Edi Rama e ka ngritur njesoj kudo, në Durrës, Elbasan, Tiranë e kudo. Formula është: “Përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet dhe më pas, me pushtetin e fituar, pasurohu për vete, pasuro dhe krimin”.

Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve të fundit duke u premtuar tendera kriminelëvë më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk japin asnjë shpjegim shqiptarëve për këtë çështje. Qëllimi i tyre është të heshtin deri sa të kapin plotësisht edhe Prokurorinë.

Marrja nën kontroll e Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën në fakt Vangjush Dakon, të ndihet i paprekshëm. Edi Rama po e trajton Vangjush Dakon njesoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia se gjithçka dhe të gjithë lidhen me krimin.”

Paloka: Kryeministri kërkon të kapë Prokurorinë, mbron Vangjush Dakon

FOTO/ Apeli i Durrësit lë në burg

Paloka: Kryeministri kërkon të kapë Prokurorinë, mbron Vangjush Dakon

STUDIMI JEP ALARMIN/ Lyerja e flokëve jo

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko