Ish-ministri vë alarmin: Shqipëria po kthehet në varrezë landfillesh

0
185

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka thotë se Shqipëria po kthehet në varrezë landfillesh. Në një status në “Facebook”, Koka shkruan se në vitin 2013, qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive mori një vendim të drejtë për t’i dhënë fund problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve por sot, sipas tij vendi po mbushet me ‘pseudolandfille’ dhe pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes.

 

Po dje, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili u ndal te inceneratoret e mbetjeve, duke i një tjetër skandal të kryeministrit Edi Rama.

STATUSI I LEFTER KOKËS
Të nderuar miq,
Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend morri një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.

Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetëra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek tuk ndonjë pseudo-landfill, që përveç kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krejt të ri.

Pseudolandfillet – Jetëgjatësi deri në 10 vjet, kosto e lartë ndërtimi, tarifa depozitimi të papërballueshme nga bashkitë; pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes duke e kthyer Shqipërinë në një varrezë landfillesh.

Impiantet e Prodhimit e Energjisë nga Mbetjet – Jetëgjatësi +50 vjet, kosto ndërtimi më e ulët se ajo e zbatuar abuzivisht në disa qarqe të vendit për pseudo landfille, ZERO tarifë depozitimi për bashkitë, emetimet në ajër 10 herë më të ulëta se standardet e Bashkimit Europian, teknologjia e përdorur edhe më e avancuar se ajo e impiantit të prodhimit të energjisë nga mbetjet që ndodhet aktualisht në mes të kryeqytetit të Austrisë, Vienës.

Pas 7 vitesh këto vepra unike inxhinierike i kalojnë 100% në pronësi dhe administrim bashkive. Të ardhurat nga shitja e energjisë, bashkitë do të mund t’i përdorin për investim në pastrim dhe infrastrukturën e riciklimit.

Krenar për këto impiante, i keqardhur për çdo miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh.

Koka fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here