Gëzim Saliu
Projekti i Co-Plan: Ja ndarja sipas baseneve ujore në 6 rajone
Bashkim Fino: Kreun e qarkut ta zgjedhë populli, duhet konsensus me opozitën për reformën
Ndarje administrative e Shqipërisë në katër rajone të mëdha ose mundësia e riorganizmit në gjashtë rajone në bazë të baseneve ujore. Ky është projekti i Institutit për Zhvillimin e Habitatit, Co-Plan, ku përkatësisht në ndarjen me katër rajone, ai propozon grupimin e Shkodrës me Lezhën, Peshkopinë dhe Kukësin, të Tiranës me Elbasanin e Durrësin, të Korçës me Beratin, Lushnjën e Fierin e ndërsa jugun e grupuar më vete. Nga ana tjetër sa i përket projektit alternativ me gjashtë rajone në bazë të baseneve ujore propozohet që vendi të ndahet në: Rajoni Drinit, Rajoni Mat-Drin, Rajoni Shkumbin-Erzen, Rajoni i Devollit, Rajoni i Semanit dhe Rajoni i Vjosës. Ky propozim, i cili vjen pas atij të publikuar pka ditë më parë nga “shtetiweb”, u bë publik dje në tryezën “Reforma Administrativo-Territoriale në nivelin e dytë të qeverisjes vendore”, ku u diskutua propozime për organizimin territorial të qarkut dhe implikimet që sjell kjo qasje.
Tryeza
Në diskutimet e djeshme, ku merrnin pjesë përfaqësuesit e qeverisë, parlamentit, kryetarët e Këshillave të Qarqeve si edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile u shpreh nevoja e rishpërndarjes së përgjegjësive dhe funksioneve midis niveleve të qeverisjes vendore. Bashkëkryetari i majtë i komisionit parlamentar për reformën administrative Bashkim Fino ka bërë me dije disa ndryshime që do ketë plani për këtë reformë. Duke pohuar se Shqipëria ka dështuar deri më të tani me organizmin e qarqeve, të cilët janë sipas tij hallka më e dobët e vendorëve, Fino theksoi se niveli i dytë i qeverisjes vendore ka mbetur jashtë vëmendjes. “Unë jam për zgjedhjen e kreut të qarkut nga populli”, – tha ai, ku shtoi se janë të rëndësishme edhe ndërhyrjet në Kushtetutë për realizimin e reformës administrative. Në të njëjtën linjë me Finon, ishte edhe drejtori Ekzekutiv i Co-Plan, Dritan Shutina, i cili kërkoi rishikimin e rolit të prefektit. “Është detyrimi jonë që të realizojmë vendimmarrje që të na pozicionojnë në mënyrë strategjike për sfidat që do të kemi në të ardhmen”, – tha ai. Në tryezë, diskutimi u përqendrua tek roli që ka aktualisht qarku dhe nevoja për rishikimin e tij në kuadër të hartimit të strategjisë së decentralizimit dhe organizimit të Reformës Administrativo-Territoriale. Gjithashtu u parashtruan përgjegjësitë dhe funksionet të cilat mund apo do të duhet të marrin përsipër qarqet dhe si mund të ndikojnë ato në organizimin territorial në këtë nivel. Po ashtu pjesë e diskutimit ishin edhe disa nga sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian si dhe nevoja për krijimin e rajoneve. Pavarësisht njësive të reja vendore që do të krijohen, parashikohet që shërbime si transporti urban ndërqytetas, trajtimi i mbetjeve urbane, mbrojtja e burimeve natyrore, planifikimi rajonal, shërbimi shëndetësor, arsimi profesional etj, do të kenë nevojë për një qasje rajonale. Në këtë këndvështrim, diskutantët theksuan se ri-organizimi territorial në nivelin e dytë (nivel qarku) duhet të bëhet domosdoshmërisht i lidhur me qartësimin e kompetencave midis niveleve të qeverisjes dhe formës së përfaqësimit në nivelin e dytë. Sipas tyre, pavarësisht se se mund të mbajmë të njëtin emërtim “Qark” kompetencat dhe funksionet e tij duhen parë në mënyrë radikale për ta orientuar atë drejt një qeverie rajonale me kompetencat përkatëse.
Propozimi i Co-Plan
Ndarja me 4 rajone
Rajoni qendror me 1.301.598 banorë e sipërfaqe 487.519 përfshin
Tiranë
Elbasan
Durrës
Kavajë
Peqin
Librazhd
Kurbin
Krujë
Rajoni verior me 526.231 banorë e sipërfaqe 969.942 përfshin
Shkodër
Lezhë
Kukës
Mat
Mirditë
Dibër
Bulqizë
Has
Pukë
Tropojë
Malësi e Madhe
Rajoni Lindje-Perëndim me 701.734 banorë e sipërfaqe 782.356 përfshin
Korçë
Berat
Lushnje
Fier
Pogradec
Gramsh
Skrapar
Kuçovë
Kolonjë
Devoll
Rajoni Jugor me popullsi 272.832 e sipërfaqe 589.641 përfshin
Vlorë
Gjirokastër
Sarandë
Delvinë
Mallakastër
Tepelenë
Përmet
Ndarja me 6 rajone(sipas baseneve ujore)
Rajoni Drinit me 307.523 banorë
Shkodër
Lezhë
Malësi e Madhe
Tropojë
Has
Rajoni Mat-Drin me 218.708 banorë
Pukë
Mirditë
Mat
Dibër
Kukës
Bulqizë
Rajoni Shkumbin-Erzen me 1.301.598 banorë
Tiranë
Durrës
Elbasan
Kavajë
Peqin
Librazhd
Krujë
Kurbin
Rajoni i Devollit me 246.845 banorë
Korçë
Pogradec
Gramash
Devoll
Kolonjë
Rajoni i Semanit me 454.889 banorë
Fier
Lushnje
Berat
Skrapar
Kuçovë
Rajoni i Vjosës me 272.832 banorë
Vlorë
Sarandë
Delvinë
Gjirokastër
Tepelenë
Përmet
Mallakastër
Ndarja administrative
Minoriteti maqedonas: Mos prekni Pustecin, ndryshe referendum lokal
Ndarja e re administrative-territoriale ka shqetësuar minoritetin maqedonas, i cili paralajmëron se nuk do të lejojë prekjen e zonave minoritare, madje nëse kjo ndodh do të shkojnë në referendum lokal. Sekretari i përgjithshëm i partisë “Aleanca Maqedonase për Integrim”, Vasil Sterjovski, sqaroi se rikompozimi i njësive vendore në Korçë nuk duhet të prekë komunën e Pustecit, pavarësisht se ajo nuk plotëson kushtin numrit të banorëve. Sipas tij, Pusteci por edhe 5 komunat e tjera në zonën e Gollobordës dhe Gorës duket të qëndrojnë siç janë, pasi ndarja e tyre do të çonte në asimilimin e këtij komuniteti. “Nëse Pusteci bashkohet me komuna si parashikohet në një version të draftit me komunën Pojan, komunën Vreshtas dhe ca fshatra të komunës Bulgarec, bëhej një njësi vendore me 40 mijë banorë ne do ishim një pakicë minorene, jo vetëm që do të humbnim të gjitha të drejtat por pastaj vinte frika e asimilimit që për 20 vjet do ndryshonte strukturat etnike në zonën e Prespës”, – tha ai në një intervistë për “News 24”.