Shteti Islamik (ISIS) paralajmëroi se së shpejti do të sulmojë Romën. Këtë njoftim organizata terroriste e bëri përmes një posteri në internet që tregoj një terrorist dhe një ujk që shohin nga Sheshi i Shën Pjetrit.
Posteri shoqërohet me këtë mbishkrim: “Festa e Kryqtarëve po afrohet, tregoji atyre kuptimin e terrorizmit”.
“Mos e mbani gjakun tuaj, shpërblimi është parajsë” – është mesazhi që media e ISIS, Wafa i jep të ashtëquajturve ‘ujq të vetmuar’.
Thirrja bëhet ndaj mbështetësve të ISIS nëpër Europë. Ata quhen të tillë pasi sulmojnë vetëm, pa bashkëpunuar me njeri. Sulme të tilla janë përshkruar nga autoritetet europiane të zbulimit si tejet të vështira për të dalluar dhe parandaluar.