Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka drejtuar një mesazh urimi sot, shqiptarëve me rastin e Ditës së Flamurit:
Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!