Përmbytjet/ Majko: Në autostradë u bllokuan edhe familjarët e mi, ja si e përjetova…

0
228

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka treguar se si i përjetoi përmbytjet e natës së kaluar që bllokoi qindra qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës. Majko tha se ndërsa ai ishte në parlament, familja e tij ndodhej në autostradë, pasi po kthehej në Tiranë.

“Unë kam pasur familjarët e mi mbrëmë në makinë dhe megjithëse isha në podiumin e parlamentit arrija të ndieja shqetësimin e tyre, jo vetëm se kisha familjen time por se ata më tregonin online se çfarë po ndodhte dhe me të vërtetë ka qenë një situatë e jashtëzakonshme”, tha Majko, në studion e Neës 24.

Po ashtu ai preku dhe një çështje tjetër që ishte ajo e shkaktarëve.

“Nuk besoj se ja vlen që të debatosh. Ndonjëherë kanë qenë vet fajtor dhe vet të prekur. E gjithë kjo histori më shumë se penalitet është një histori që i ka prekur të gjithë. Të gjithë kanë mirëkuptimin përkatës në këto ditë”, tha ai ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here