Përkujtohet 105-Vjetori i Forcave të Armatosura, Meta: Mirënjohje, mirënjohje

0
178
105-Vjetori i Themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është përkujtuar sot me një aktivitet të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë nga Ministria e Mbrojtjes. Në ceremoninë ku ishin ftuar ambasadorë, gjeneralë, atashe ushtarakë e tj. merrte pjesë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, si Komandant i Përgjithshëm i FA.

Presidenti Meta në fjalimin e tij shprehu vlerësimin e tij të madh dhe mirënjohjen për Forcat e Armatosura, të cilat, siç tha, “treguan edhe njëherë gjatë situatës së përmbytjeve në vend se roli i tyre në shërbim të komunitetit duke rrezikuar jetën tregon respekt, mirënjohje, vëmendje të veçantë.

Një mirënjohje të veçantë dua t’i përcjell trupave tona që shërbejnë jashtë vendit, në Afganistan, Bosnje, Mali…

Sot dua të shpreh mirënjohje edhe për të gjitha vendet aleate mike që mbështetën anëtarësimin  e Shqipërisë në NATO,” theksoi Presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here