Rama vazhdon me kërcënimet për BE-në: Ka edhe alternativa të tjera përveç integrimit

0
182

Kryeministri Edi Rama thotë se përveç integrimit në Bashkimin Evropian ka edhe alternativa të tjera. Kreu i qeverisë shqiptare përmend në samitin për Ballkanin në Bruksel, Rusinë dhe Kinën.

RamaGabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. 

Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Evropës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm.

Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe me gjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i  duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë shumë herë më të kushtueshme që të martoheni me ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here