Vdekja e Florenc Beqirajt, Ministria e Jashtme “sqaron” ngjarjen

0
172

Pas vdekjes së 23 vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj, para dy ditësh në Marsejë të Francës, ka ardhur për herë të parë reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Përmes një deklarate për mediat MEPJ sqaron se Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar ambasadën Shqiptare, për vdekjen e Glorenc Beqirajt.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme Franceze thuhej se Beqiraj u gjet në 14 dhjetor i pandërgjegjshëm në qelinë e burgut, atij i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore nga urgjenca e burgut dhe më pas është transferuar menjëherë në spital.

Ndërkohë në njoftim thuhet se Prokuroria e Marsejës është njoftuar në të njëjtën ditë për ngjarjen dhe ka nisur menjëherë hetimin.

Deklarata:

Në këtë komunikim sqarohet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e ti në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.

Zotit Florenc Beqiraj iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë. Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionij e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon.

Ministria e Brendshme Franceze nënvizon se do të vazhdojë të informojë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të gjitha informacionet e nevojshme që do të përcillen nga Prokuroria e Marsejës mbi vazhdimin e hetimit që po kryhet. Ndërkohë që Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Florencit dhe dëshiron të sigurojë opinionin publik se mbrojtja e interesave të Shqiperisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqiperisë pëtbën prioritet absolut. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje aktorëve politikë të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here