Shpërthim me eksploziv në Tiranë

0
183

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur orët e para të mëngjesit në periferi të Tiranës, por nuk raportohet për të plagosur.

“Rreth orës 01:30, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë, është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës së shtetasit K.M., 29 vjeç, ku nga shpërthimi, ka pasur disa dëmtime të vogla materiale”, njofton zyrtarisht Policia.

Burime thanë për “Standard” se 29-vjeçari rezulton pa precedentë të mëparshëm kriminalë.

Shërbimet e Policisë  kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here