U arratisën në mesnatë nga burgu, kapet në Greqi njëri nga shqiptarët

0
174

Një nga 3 shqiptarët e arratisur nga paraburgimi në Greqi është kapur nga policia greke. Shqiptari u kap në zonën Menidi në Athinë. Ai ishte ndaluar për trafik droge.

Policia greke është vënë sot nën alarm pas arratisjes së 4 të dënuarve nga komisariati Petrou Ralli në vendin fqinj. Arratisja e 4 personave, mes tyre 3 shqiptarë dhe një gjeorgjian, ndodhi gjatë mesnatës.

Sipas informacioneve të para të mediave greke, të burgosurit prenë hekurat e dritave të qelive të tyre në katin e dytë të burgut dhe përdorën çarçafë për të zbritur.

Ende nuk dihet se si të burgosurit arritën të çajnë hekurat e dritareve. Tre shqiptarët e arratisur, janë dënuar për vrasje dhe trafik droge. Gjeorgjani është kapur nga policia, por ende nuk dihet fati i shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here