Ish-ministri: Besimi tek drejtësia më pak se ‘0’. Kush është mik me qeverinë …

0
221

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimet e fundit të gjykatave, që kur në krye të prokurorisë ka ardhur Arta Marku.

Sipas Manjanit, kush është me qeverinë del i pafajshëm, edhe pse mund të qëndrojë pak në burg.

‘Për sa kohë qeveria është mbi drejtësinë dhe ligji penal lejon arrestime pa prova, ligji nuk zbatohet e as ka për tu zbatuar ndonjëherë njësoj për të gjithë!

Mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë! Mund të vuash pak, por në fund je njeri i lirë!

Të gjithë të tjerët shpallen fajtorë që në komisariatin e policisë. Në gjyq dalin kot se vendimin e merr qeveria!

Besimi tek drejtësia nuk është më as 0. Është në vlera negative!

Kemi bërë reformë të drejtësisë, por vetëm drejtësi nuk bëhet! Vështirë të bëhet kur qeveria është edhe kapteri edhe polici edhe gjykatësi…’, shkruan Ylli Manjani në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here