Presidenti Meta vizitë në Pustec: Minoriteti maqedonas pasuri për Shqipërinë

0
149

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bashkinë e Pustecit, zonë e banuar nga pakica maqedonase.

Presidenti Meta është pritur në qendër të Pustecit nga dhjetëra banorë të minoritetit maqedonas dhe autoritetet vendore. Ata e kanë falënderuar për vizitën dhe faktin se ka qëndruar gjithmonë pranë tyre.

Duke folur para tyre dhe autoriteteve, presidenti Meta është shprehur se ‘minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë’

‘Të bashkëpunojmë të gjithë që Bashkia e Pustecit të jetë ndër më të begatat. Do të jem i angazhuar për të ruajtur dhe promovuar vlerat e traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas’, është shprehur Presidenti Ilir Meta.

‘Minoriteti maqedonas në vëmendjen time të përhershme’, ka theksuar Meta.

Ndërsa banorët e Bashkisë së Pustecit kanë falënderuar Presidentin Meta për mbështetjen e përkrahjen.

‘Presidenti Meta na ka qëndruar gjithmonë pranë’, janë shprehur ata.

Në takim me Presidentin Ilir Meta kanë qenë nënkryetari i Bashkisë së Pustecit, Andon Jani dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Autoritetet vendore të Pustecit i kanë shprehur mirënjohjen Metës për vëmendjen ndaj minoritetit maqedonas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here