Një sulm i papritur i ka ndodhur futbollistit të njohur, Deniz Naki i cili aktualisht luan te Amed S.K., në ligën e dytë turke. Atentati ndaj 28-vjeçarit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë kohës që futbollisti ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në rrugët e kryeqytetit të Gjermanisë.
Mësohet se 28-vjeçari mund të jetë sulmuar pas deklaratave të këtij të fundit kundër regjimit të Rexhep Taip Erdoganit. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se futbollisti në fjalë është me origjinë kurde dhe nuk pëlqehet aspak në Turqi.
“Instiktivisht u spostova me makinë në korsinë e djathtë, kur dëgjova të shtënat. Pata frikë se mos vdisja”, është shprehur Naki per mediat vendase i pyetur për incidentin e ndodhur.