Atentat i dështuar në Fushë-Arrëz, në kërkim 36-vjeçari

0
221

Vladimir Topjana, 36 vjeç, është shpallur në kërkim policor pasi ka qenë protagonist i një atentati të ndodhur në Fushë-Arrëz të Pukës, këtë të martë.

Sipas burimeve policore, gjatë paradites, 36-vjeçari duke drejtuar mjetin e tij tip “Landrover” me targë DR 1657 F, ka përplasur makinën tip “Wolkswagen” të drejtuar nga Artan Gega, 26 vjeç, e më pas është larguar. Sipas hetimeve paraprake të policisë, qëllimi ka qenë vrasja e persona që gjendeshin në “Wolkswagen”: Artan Gega dhe xhaxhai i tij G. Gega, 61 vjeç, të cilët kanë pësuar lëndime.

Sipas deklarimeve të Artan Gegës para uniformave blu, Topjana më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcënuar me pistoletë dhe madje ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pasur të dëmtuar. Ndërkohë grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Motivi lidhet me një konflikt të ndodhur më parë mes Artan Gegës dhe Vladimir Topjanës, të dy nga fshati Lumardhe, në Fushë Arrëz, ashtu si xhaxhi i 26-vjeçarit, që mbeti i lënduar nga përplasja e makinave.

Policia njofton se materialet hetimore në ngarkim të 26-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here