Kryeprokuroja Arta Marku ishte e pranishme në një takim të thirrur nga Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, për të cilin zyrtarisht u tha se kishte të bënte me operacionin forca e ligjit. Por ajo që bie në sy nga fotot e takimit ishte pozicioni ku është ulur Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme në këtë tryezë.
Ajo është ulur në krah të Xhafës dhe fare lehtë mund të ngatërrohet me një sekretare, nëse nuk do të njihej.
Në takime të tilla, zakonisht në atë pozicion qëndron sekretarja e organizatorit të takimit, por në rastin konkret ishte ulur Arta Marku.
Në një vend normal, Prokurorja e Përgjithshme, ka një tjetër pozicion, dhe kjo mjafton të shihet edhe në vendet fqinje.
Por duket se në Shqipëri, posti i Kryeprokurores nuk ka atë peshë që duhet të ketë, ose atë të pritshmen, jo nga pozicioni dhe forca që i jep ligji, por nga imponimi që duhet të përcjellë drejtuesja e organit të akuzës.