Seria A u ndërpre për një javë dhe shumë nga futbollistët dhe trajnerët e klubeve përfituan për të bërë pak pushime, para se të rinisin sërish pjesën më vendimtare të sezonit.
Vendet e ngrohta si Maldivet, Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë destinacionet e preferuara, për të bërë edhe plazh.
Gjithsesi nuk kanë munguar as pushimet në zonat malore, por edhe futbollistë që kanë preferuar të kthehen në atdheun e tyre, në këtë periudhë ndërprerjeje të kampionatit.
Më poshtë janë foto të disa prej protagonistëve të Serisë A, që tregojnë se ku po i kalojnë pushimet, ndërsa mes tyre është edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj.