Klubi italian i bën presion Beneventos për Ledian Memushajn

0
179

Ledian Memushaj duket se është drejt transferimit tek ekipi i Barit, por në momentin që gjithçka po shkonte drejt zyrtarizimit, Benevento bëri prapakthehu, duke ngrirë këtë transferim.

Mediat italiane shkruajnë se Bari e pret deri më 20 janar Beneventon, për t’i kthyer një përgjigje përfundimtare për Memushajn.

Drejtuesit barez kanë vendosur një ultimatum, por te Benevento kërkojnë kohë, pasi skuadra ka arritur dy fitore në dy javët e fundit, dhe tashmë objektivi mbijetesë nuk mund të duket i pamundur, dhe kërkojnë që të ruajnë grupin aktual të lojtarëve.

Te Bari, Memushajn e shohin si lojtarin kyç për t’i dhënë mesfushës akoma më shumë fantazi. Vlonjati do të gjente aty, në nëj transferim të mundshëm, edhe mesfushorin tjetër të Kombëtares, Migjen Bashën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here