Kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjë një interviste me Ismet Drishtin për Tv Zjarr, të transmetuar sot në mbrëmje në rrjetete sociale, u pyet nga gazetari dhe humoristi lidhur me pallatin e shembur në Vlorë, për të cilin Gjykata e Strasburgut duhet të paguajë mbi 17 milionë euro dëmshpërblim për pronarët.
“Rama ka shkelur të gjitha të drejtat e njeriut” – tha Basha.
“Kjo do paguhet me taksat tona, a ka ndonjë mënyrë që unë mos të paguaj?” – e pyeti Drishti.
“Ka një mënyrë. Sa kohë Rama qëndron në kurrizin e popullit, do paguajë populli. Kemi rastin e Shkozës të Himarës, të gjitha këto para, i paguan populli, për të njëtën arsye që paguan populli rritjen e taksave pa asnjë justifikim. Duhet që populli ta shkundë nga shpina një orë e më parë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që populli të mos paguajë faturat e tij”.
Ç’do ndodhë më 28 janar?
“Këtë e përcakton populli, i cili nuk pajtohet më me këtë qeveri. Nëse protesta kthehet në një referendum të refuzimit popullor. Sprova e parë e popullit ka qenë për 50 vjet, nëse kjo është një sprovë të dytë, është në dorë të shqiptarëve nëse do ta lënë të zgjasë, apo do të thonë edhe 50 ditë i ke shumë” – tha Basha.