Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se opozitës është i gatshëm t’i japë dialogun, pasi dashurinë e kam për njerëzit dhe bashkëpunëtorët.
“Opozitës jam i gatshëm t’i jap dialogun, nëse ato do të jenë në një anë të tryezës, unë do të jem në anën tjetër”, tha Rama. Ai shtoi se është i gatshëm për një tjetër marrëveshje me Lulzim Bashën përsa i takon integrimit.
I pyetur në lidhje me protestën e opozitës dhe marrëdhënien e kushtëzuar që ajo ka deklaruar me Kuvendin, Rama tha në studion e Oraneës se nuk ka asnjë lidhje me protestën dhe nuk ka parë asnjë marrëdhënie të opozitës me Kuvendin.
“Ata të vijnë dhe të shpjegojnë arsyet e protestës. Nuk kam parë ndonjë raport të kushtëzuar të opozitës me Kuvendin, marrëdhënien e kushtëzuar e kanë me foltoren e Kuvendit”, tha Rama.
Sipas tij, çështja e mosmbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore është përgjegjësi e opozitës, pasi ajo nuk shkon në Komision.
Marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, Rama i ka konsideruar normale.
“Mendoj se janë krejt normale sipas meje, por kur shkruan letra pastaj marrëdhëniet ndryshojnë. Meta po bën detyrën si President i Republikës, por ka lënë një boshllëk katastrofik në vendin ku ishte më parë”, tha Rama.