Kukësi merr përforcime, nga Krocia

0
212

Kukësi pas shkëlqimit në fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Peter Pakult, por mendojnë për një tjetër goditje në merkato. Kampionët e Shqipërisë janë përforcuar me 5 blerje deri më tani: Maldin Ymeraj, Donjet Shkodra, Zderiç, Dzaria, Nikolas Le Dilon, tashmë po mendohet për goditje të fundit.

Bëhet fjalë për Dejan Glavic, i cili është aktivizohet në Ligën e Dytë kroate, shihet si si një alternativë e mirë në repartin e mesfushës. Kukësi ka larguar shumë futbollistë gjatë fillimit të merkatos, ndërsa po kërkon zëvendësimin e tyre me element më të mirë. Futbollisti pritet që të firmos nesër, pasi skuadra verilindore do të rikthehet nga faza përgatitore në Turqi, të cilën e kanë mbyllur me dy fitore 2-1 dhe një barazim 2-2 ndaj Fenerbahçes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here