Kryeminstri Edi Rama nuk ka të ndalur me deklaratat e tij të çuditshme dhe shpesh edhe qesharake. Këto deklarata kanë ngritur reagime të shumta, madje edhe nga ndërkombëtarët. Këtë radhë reagimet vijnë nga Ministria e Jashtme e Federatës Ruse.
Kjo referuar një reagimi të Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Edi Rama ka deklaruar përfshirjen e Partisë Socialiste, në krijimin e UÇK-së.
“Ne kemi marrë parasysh një deklaratë të bërë më 14 janar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lidhur me përfshirjen e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), në pushtet, në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, thuhet ndër të tjera në një reagim të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Duket se pas Olsi Ramës që i vodhi dronin Ballist Morinës, Edi Rama po i vjedh UÇK-në, Adem Jasharit.
Se ku do te ndalet Edi Rama me deklaratat e tij te çuditshme, do ta shohim në kohet ne vazhdim.