Evropa Jugore përfiton nga besimi se më e keqja e krizës ka kaluar

0
162

EuroInvestitorët janë duke u drejtuar në Spanjë, Itali dhe madje Greqi, në kërkim të çmimeve të ulëta të pasurive të patundshme, duke arsyetuar se kthimi i fitimeve do të jetë i madh.

Gjatë ngadalësimit ekonomik që mbërtheu Bashkimin Evropian, shumë investitorë janë përqendruar në zyra dhe rezidenca në qytete të tilla si në Londër dhe Paris, ku tregjet reale të pasurive edhe me krizën e euros ishin në një performancë të mirë.
Ndërsa qiratë dhe nivelet e banimit në Evropën Jugore mbeten anemike, rajoni po përfiton nga besimi i përhapur se më e keqja e krizës financiare ka kaluar.
“Njerëzit tashmë po e kuptojnë se Spanja nuk u zhduk në Mesdhe”, – thotë Eric Adler, shefi ekzekutiv i kompanisë real-estate Prudential Real Estate Investors, që ka investuar rreth 1.5 miliardë dollarë në pasuri të patundshme në Evropë në vitin 2013 dhe shpreson të bëjë më shumë këtë vit.

Vitin e kaluar, investitorët blenë 177.8 miliardë euro pronë komerciale në Evropë, rreth 17% më shumë nga viti paraardhës dhe më e larta që nga viti 2007, sipas Real Capital Analytics.
Në Evropën Jugore – që përbëhet nga Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia – transaksionet u rritën me shpejtësi në tremujorin e katërt, me dyfishim nga një vit më parë, në afro 3 miliardë euro, sipas ndërmjetësit JLL, Jones Lang LaSalle.
Në mesin e transaksioneve të këtij viti në rajon ka qenë blerja e 61 milionë eurove nga një fond i pasurive real-estate të UBS, një qendër tregtare në San Sebastian, Spanjë, me 62 dyqane dhe 11 restorante.
Investitorët ndërkombëtarë janë duke kërkuar në Greqi, vendi që ka vuajtur më gjatë krizën në Eurozonë, ku ekonomia është ulur në më shumë se një e katërta nga viti 2008.
Houston me bazë në Hines është duke investuar në hotele greke dhe sektorët e shitjes me pakicë për shkak se turistët po shtohen, ndërsa pronarët e pronave dhe huadhënësit e tyre mbeten në gjendje të vështirë financiare, thotë Michael JG Topham, shefi ekzekutiv i Evropës për Hines, e cila kontrollon pasuri me një vlerë prej 25.2 miliardë dollarësh.

“Ata kanë nevojë për ne”, – thotë zoti Topham.

Rritja në volumin e marrëveshjeve të pasurive të paluajtshme në Evropë është pjesë e një trendi më të gjerë që rezulton nga mjedisi i normës së ulët të interesit në pjesën më të madhe të botës. Fondet e pensioneve dhe institucionet e tjera kanë rritur alokimet për pasuri të patundshme, duke kërkuar prona me normë të lartë kthimi të investimeve, diçka që edhe Spanja dhe Italia mund ta ofrojë.
Për shembull, fondi publik i pensioneve më i madh në SHBA, vitin e kaluar ka rritur alokimet për pasuri të patundshme në rang global në nivelin 7.4%, sipas Uillshir Consulting. Për këtë grup, rritja e investimeve në real-estate ka qenë 6.4% në vitin 2008, thotë Shoqata Kombëtare e Nëpunësve Shtetërorë në Pension.

Investitorët oportunistë gjithashtu janë duke marrë portofolat e kredive të pronave në vështirësi me bankat evropiane. Commerzbank AG ka parë një kërkesë të lartë të Projektit Octopus, për portofolin e saj të kredive të pronave spanjolle me një vlerë nominale prej 4.4 miliardë eurosh, që do të jetë një nga marrëveshjet më të mëdha të këtij lloji në Evropë këtë vit.
Disa nga investitorët e mëdhenj në Evropë vazhdojnë të jenë fondet e investimeve amerikane që u shfaqën në fillim, si Blackstone Group LP, Lone Star Funds, Apollo Global Management LLC, Cerberus Capital Management dhe Kennedy Wilson Holdings. Pacific Investment Management Co., gjigantja Newport Beach, Calif, menaxher i aseteve, gjithashtu kanë qenë në kërkim në marrëveshje.
Blackstone Group javët e fundit arriti të garantonte një fond pasurie të patundshme prej 5 miliardë eurosh në Evropë – më i madhi ndonjëherë në llojin e vet, që është ngritur në vetëm gjashtë muaj. Marrëveshjet e fundit të Blackstone përfshijnë blerjen e një portofoli të zyrave italiane dhe qendrat e shitjes me pakicë nga AXA Immoselect, fondi i investimeve gjermane, për rreth 180 milionë euro.

Lojtarë të rinj janë gjithashtu duke u shfaqur në vende të tilla si Koreja e Jugut, Malajzia dhe Kina. Zhvilluesi kinez i pronës, Dalian Wanda Group, për shembull, ka blerë një grataçielë në Madrid për 280 milionë euro nga huadhënësi spanjoll Santander, sipas të dhënave nga Real Capital Analytics. Në fund të vitit të kaluar, fondi China Investment Corp bleu Chiswick Park-un, një nga projektet më të mëdha të Londrës, nga Blackstone për 780 milionë paund britanikë.

 

(marrë nga “Monitor”)