Propagandë me VNR (video news release) në pavionin e Dostojevskit – Nga Artan Fuga
E shkreta mësuese, gruaja nga Lezha a Mirëdita!
Mirë që e ka zënë halli sepse sëmundja nuk pyet!
Të shkuara i uroj me gjithë zemër, sepse me vullnet çdo gjë kalohet, sigurisht edhe me mjekime. Zoti pastaj e di!
Të gjithë jemi me rrezikun në kokë!
Mirë që nuk i kanë dhënë mjekimin duke e lënë të vdesi, një më pak, gjoja se mjekimi është i shtrenjtë.
Rrena!
Mirë që detyrohet në mes të mexhlisit, në ato mbledhjet e shpifura me front demokratik të tregojë intimitetin e vet, pra sëmundjen që e kërcënon pa mjekim.
Por, tani e marrin dhe e përdorin për propagandë gënjeshtare mu atje në pavion, në vendin e shenjtë ku vuajnë, shpresojnë, shërohen qindra njerëz, si unë, si ti, si ai.
Po mosni o o mosni o, po mosni ore mosni se ka kufi çdo gjë.
Ka kufi që e vendos humanizimi, sikurse vuan qeni për qenin, miun për miun, dashi për dashin, dhelpra për dhelprën.
Gomari për gomarin, derri për derrin.
Kush e ka të drejtën të bëjë nëpër spitale seleksionin midis atyre që do e marrin mjekimin nga ata që nuk do e marrin?
Ka komision etike për këtë?
Ka vendim-marrje shtetrore për këtë?
Se kjo është dënim me vdekje për dikë dhe falje për tjetrin!
Kush e merr vendimin???
Unë kam frikë se kjo bëhet me mik, përndryshe nxirrni statistikat.
Pse nuk botohen statistikat???
Merre për bythe atë të statistikave dhe hiodhe në trotuar.
Zoti Rama nëse do të bëjë diçka të mirë pasi i dëgjon njerëzit që i trajtojnë sikur të ishin skllevër që ua hedhin luanëve në arena, të marri për bythe gjithë zinxhirin e përgjegjësisë të burokratëve të vet që kanë lënë atë grua dhe mijra të tjera pa mjekim.
Atëhere unë do e besoj atë!
Nuk është vetëm kjo terapi që merret me mik në Shqipëri. Njoh unë të tjerë që kanë qenë të detyruar të bëhen militantë partiakë, përshembull të ruajnë votat e deputetit për të marrë pastaj mjekimin dhe terapinë.
Përndryshe, duhet çuar në prokurori kush merr vendime pa kompetencat e dhëna nga ligji. Ka prokurori apo nuk ka?
Gruaja nga Lezha a Mirëdita, zysha, që Zoti i shtoftë ymrin, sapo ka bërë denoncim në sytë e zotit Rama, dhe askush nuk vepron!
Bërtet e shkreta : Rroftë partia! Mirë bën! Merr terapinë, përndryshe, qëroju! Mirëupafshim në parajsë!
Qenkan shtrenjtë ilaçet për terapinë: Kushtokan 30 mijë dollarë për kurën e plotë? Kjo është shtrenjtë??? Mos u tallni. 30 mijë dollarë për të shpëruar jetën e zyshës që këtë të drejtë ja njeh ligji???
Qenkan 100 gra??? Tre qind mijë për ato gra? Ja tre milionë? Qenkan shumë!!!
O Zot po sa kemi humbur me Cezin, po me atë pallatin në Vlorë sa humbëm?
Cfarë thoni!
Aty ka tentativë vrasje me qëllim, në kundërshtim me ligjin!
O Zot ka njerëz më në këtë vend të dëgjojnë njeriun që vuan!
O zoti Rama, shkarkoje në sekondë ministrin a ministren e shëndetësisë, zëvendësministrat, kapi për bythe dhe hidhi si qen në trotuar, pa punë, dhe çfarë të tjerë që kanë përgjegjësinë përndryshe kanceri që ka mbërthyer shoqërinë, nuk do të gjejë kurrë shërim.
Coje dosjen në prokurori dhe unë do të bërtas : Rroftë zoti Rama!
Merri, për bythe, dhe hidhi tutje!
Nuk ka nevojë për VNR, me propagandë çnjerëzore, në pavionin që ka përshkruar Dostojevski.
Po, po, skena që vetëm Dostojevski mund t’i kthejë në art!
Prisha gojën, po, po.
Më falni, nuk e mbajta dot!