Largoni këto lodra nga fëmijët tuaj, ja arsyet

0
305

Problemi me lodrat e fëmijëve që përdorin në vaskë ose gjatë dushit nuk kanë të sosur. Ato duken gjithmonë të pastra nga jashtë ,por në fakt nuk janë. Lodrat e vaskës nuk mund të pastrohen vetëm duke u shtrydhur sepse nuk do të jenë plotësisht të thata. Brenda një lodre do të ketë lagështirë dhe aspak dritë, ideale për rritjen e mykut. Myk? Po po.

Këto lodra nuk janë vetëm kultivues të mykut, por përçues në gojën e foshnjave dhe të vegjëlve. Asnjëherë mos mendoni se për shkak se një lodër është e pastër nga jashtë, është edhe brenda.
Ja çfarë duhet të bëni në mënyrë që t’i pastroni mirë ato jashtë e brenda.

Mbushni një enë me dy gota ujë dhe një gotë uthull. Pasi të valojë, futni lodrat dhe lërini për 10 minuta. Pas saj, pastrojini nga jashtë me një furçë dhëmbësh ose sfugjer enësh. Lërini të thahen.

Lajm i mirë: Lodrat janë gati dhe tani nuk ka më arsye të imagjinojmë dushin pa to.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here