Kryeministri asgjeson ONM.Vllahutin dhe Lu edhe tani do te heshtni? ACT NOW.
Ne web-in e delegacionit europian ne Tirane sqarohet si me poshte arsyeja e pranise se Operacionit Nderkombetar te Monitorimit:
Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?
Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar.
Pra ne pergjigjen e kesaj pyetjeje sqarohet per te gjithe shqiptaret se ONM-ja ku BE dhe SHBA jane pjese e tij,eshte vendimtare per reformen.
Por kryeministri dhe kamikadzet e tij te verber e hodhen poshte dhe e perbuzen ONM,sepse kantidatet qe ONM skualifikoi ata i i nxoren te paret dhe do ti cojne ne sallen e parlamentit.
ONM ishte garancia e vetme ku shqiptaret besuan pas premtimeve pafund te VLLAHUTIN dhe LU. Nje nga ata qe besoi isha edhe une dhe votova qe reforma te shkonte per votim,ju kujtoj qe ishte vota e 5-te pa te cilen reforma nuk shkonte ne kuvend.
ONM u flak tutje nga kryeministri dhe bashke me te u flak edhe integriteti i reformes.Reforma humbi moralin.
Edhe tani do vazhdojne te heshtin Vllahutin dhe Lu????
Ata ne shume raste kane treguar se dine te reagojne ne cast.Ky eshte casti per te shpetuar reformen e sakatuar dhe ç’integruar.
Mjaft heshtet Vllahutin dhe Lu, Act Now