Pas përjashtimit nga KLGJ, Altin Hazizaj: Prokuroria ka lajthitur

0
218

Pas përjashtimit nga gara për të qenë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, konkretisht anëtar i KLGJ, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit dhe opozita pretendon se është dënuar dy herë, ka reaguar Altin Hazizaj.

Përmes një postimi në Facebook, Hazizaj thotë se vendimi i nenkomisionit ‘ad hoc’ u bazua tek rekomandimi i Prokurorisë se Përgjithshme, në lidhje me vlerësimin e figurës së tij. Ai e quan letrën e Prokurorisë si lajthitje me ligjin, pasi mund të vërtetohet që ai është i dënuar apo i padënuar.

Postimi i plotë:

Jam njoftuar nga mediat sot, se nen-komisioni parlamentar per perzgjedhjen e kandidateve per KLGJ dhe KLP, ka vendosur te me perjashtoje nga kandidimi per KLGJ! Ky vendim u bazua tek rekomandimi i Prokurorise se Pergjithshme, ne lidhje me vleresimin e figures time!

E kam deklaruar edhe me pare dhe po e rideklaroj edhe sot, qe letra e derguar nga Prokuroria e Pergjithshme eshte ne lajthitje me ligjin, sepse prokuroria ka per detyre qe te vertetoje nese une, Altin Hazizaj, jam, e thene shqeto, kriminel apo jo! Prokuroria tek letra e saj e thote te zeze mbi te bardhe (Shiko foton), Altin Hazizaj eshte i padenuar qofte edhe me 1 dite burg (!!!) as ne Shqiperi dhe as jashte Shqiperise.

Sot nen-komisioni, pjesa e pozites, eshte bere pale me te padrejten! Eshte e drejta e tyre qe te vendosin ne cdo moment nese me konsiderojne kandidat apo jo per KLGJ, por te perdoresh nje dokument joligjor te ngritur mbi lajthitje juridike kjo eshte e padrejte!

Mua me vjen shume keq qe te 3 antaret e pozites ne Kuvend, te tre juriste, sot vendosen edhe ata te shkelin LIGJIN!

Kjo ngjarje eshte nje humbje per Kuvendin dhe drejtesine ne Shqiperi!

Per mua personalisht asgje nuk ndryshon! Ishte deshira ime, qe pas vitesh e vitesh te ngritjes se akuzave publike per mos funksionimin e sistemit te drejtesise, te vendosja qe te lija punen time si mbrojtes i te drejtave te njeriut, per te dhene kontributin tim ne nje institucion publik, qe me se fundi drejtesia te kishte mundesi te pastrohej nga korrupsioni! Une perpjekjen time publike e bera dhe nuk pata sukses. Pergjegjesia tani i mbetet Kuvendit dhe sidomos pozites qe u perkul perpara padrejtesise!

Se fundmi, kam nje falenderim me zemer per cdo njeri, miq dhe te panjohur, qe me kane shkruar, per te me mbeshtetur ne kete perpjekje per drejtesi! LUFTA PER DREJTESI VAZHDON!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here