Ish ministri i Brendshëm: Të hapen letrat e negociatave me Greqinë, Bushati duhet të japë llogari…

0
199

Ish ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka kërkuar hapjen e letrave të negociatave në Kretë dhe Korçë mes palës shqiptar dhe asaj greke pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek se vendi i tij ka fituar 12 milje detare më shumë nga këto bisedime.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Demiraj i kërkon ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati të sqarojë informacionet që kanë dalë.

Statusi i Demirajt

Deklarata e ministrit grek Kotzias se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Ditmir Bushati ka pranuar zgjerimin me 12 milje të hapësirës detare të Greqisë, që përkthehet në brendësi të territorit detar të Shqipërisë është së paku shqetësuese.

Shqetësuese është fakti që këto lajme, po ashtu si dhe për mos bisedimin e çështjes Çame në tryezën e dy ministrave të Jashtëm, e mësojmë nga zyra e shtypit të ministrisë së Jashtme greke.

Ministri Bushati nuk i qartësoi këto vendime në daljet e tij publike të ditës së djeshme.

Mungesa e transparencës së bisedimeve Greqi-Shqipëri mund të paralajmërojë vendime penalizuese për territorin e Republikës së Shqipërisë.

Si qytetar dhe si njeri që i ka shërbyer vendit në shumë sfida sigurie, kërkoj transparencë të plotë të bisedimeve, duke filluar me zbardhjen e proçesverbaleve të takimeve dy palëshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here