Mesila Doda: Jemi në errësirë totale për dosjen e Greqisë, kërkojmë transparencë

0
496

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka deklaruar në ‘Fax News’ se qeveria në mënyrë urgjente duhet të  bëjë publike detajet rreth bisedimeve me Greqinë.

Doda tha se ajo që po ndodh është një absurd pasi jemi në një errësirë për sa i takon informacioneve dhe se duhet bërë transparencë qoftë për çështjen çame, qoftë dhe për çështje të tjera që është biseduar.

Duke iu referuar deklaratës së ministrit grek Kotzias se për çështjen çame nuk është diskutuar gjtë bisedimeve, ajo tha se ka një rezolutë të Parlamentit shqiptarë që e obligon qeverinë që ta shtrojë çështjen çame në bisedimet me Greqinë, ndërsa shtoi se në rast se ministri Bushati mendon se është një çështje e të drejtave të njeriut atëherë duhet ta çojë në gjykatat ndërkombëtare për ta zgjidhur.

“Qartësia nuk po vjen sepse sa herë që bëhet fjalë për çështjen çame kemi deklarata me gjysmë zëri, ndërsa ka një rezolutë të Parlamentit të Shqipërisë e cila thotë se cështja çame duhet të përfshihet në bisedimet me Greqinë. Urgjente është që të bëhet transparencë për bisedimet qoftë për cështjen çame dhe qoftë për çështjet e tjera.

Nëse është një cështje që zgjidhte mbi bazën e të drejtës kombëtare atëherë do duhet që shteti shqiptarë  ta çonte në gjykatat ndërkombëtare, le ta marrë Bushati dhe ta çojë atje ku zgjidhet”, tha Doda.

Ajo kujtoi edhe deklaratat e kryeministrit që kur i duheshin votat e PDIU-së ngrinte zërin në Parlament për çështjen çame dhe thoshte se ajo është çështje shqiptare, ndërkohë që tani pala shqiptare flet me gjysmë zëri për këtë çështje.

“Ishte koha kur kërkonte votat e PDIU-së dhe trimërohej, shikoj një mungesë të reciprocitetit?”, tha ajo.

Mesila Doda deklaroi gjithashtu se çështjes çame nuk mund ti vihet kapak harrese dhe se PDIU së shpejti do të marrë të gjitha hapat politikë dhe juridikë në mbrojtje të saj.

“Cfarëdo që ato mendojnë se mund ti vënë kapak harrese kësaj historie e kanë gabim. Do të marim të gjitha hapat që do duhet të ndjekim juridikisht dhe politikisht, kjo është një cështje shqiptare. Ti ke shkuar në në bisedime me një shtet që i jep varrezat dhe nuk kërkon varreza për martirët  çamë, ky nuk është reciprocitet, gjatë ditëve në vazhdim do të shikoni hapat tonë politikë dhe juridikë” u shpreh ajo.

Sekretarja Përgjithshme e PDIU-së komentoi gjithashtu edhet statusin e kryeministrit Rama të cilët ata që reaguan në lidhje me deklaratat e Kotzias i quajti patriot me çizme.

Ajo tha se këtë reagim Rama nuk e kishte për PDIU-në por tha se fjalori që përdori Rama nuk është për kryeministër por për një plak të rrjedhur.

“Nuk besoj që duhet të ketë qenë për PDIU-në por fjalori i përdorur nuk është për një kryeministër, por një plak i rrjedhur.

Është në kufijtë të pabesueshëm kjo që po ndodh. Të na thonë se kush është e vërteta, nga ana tjetër çdo marrëveshje që është arritur është nul se duhet të jetë në dijeni dhe presidenti. Ne nuk dimë se kush është kontetnti për cfarë është folur deri tani jemi krejtësisht në errësirë.

Ne po konsiderojmë Greqinë si partner stratëgjikë, deri tani kemi konsideruar vetëm SHBA-në, ndërsa ne jemi formalisht në luftë me Greqinë, s’kemi bërë akoma paqen. Çështja çame nuk është një cështje që mund ta hapësh e ta mbyllësh sa herë të duash”, tha Doda.

Ajo gjithashtu deklaroi se presidenti duhet të kërkojë dosjen e bisedimeve pasi nevoja për transparencë është imediate. Gjithashtu  u shpreh se nuk mund të lëshosh sovranitet për hapjen e negociatave pasi në Europë ne duhet të shkojmë si vend me sovranitet të plotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here