Salianji:U shkel ligji për të mbrojtur Tahirin dhe Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ekstradimin e drejt Italisë të Nazer Seitit, i njohur ndryshe si financieri i Habilajve.

Salianji ka renditur të gjitha arsyet që sipas tij, ekstradimi i Seitit është bërë në shkelje flagrante të ligjit, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama, disa ministri, parlamentin dhe prokurorinë si të përfshirë në këtë proces.

“Eshtë e qartë si drita e diellit përfshirja e shtetit në shkelje ligji dhe shpërdorim detyre vetëm për të mbrojtur Tahirin që ai të mos të shesë Ramën”, shkruan Salianji.

Komenti i Ervin Salianjit

Ramën s’ka kush ta arrestojë!

Shkeljet e ligjit dhe shpërdorimi i detyrës në rastin e “ financierit të Habilajve”

Së pari,

Neni 149 i Kodit të Proçedurës Penale

“Mospranimi i kërkesës për ekstradim”

Pika Ç: Nuk mund të jepet ekstradimi kur ka filluar proçedimi ose është duke u gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;

Së dyti, drejtoria e burgjeve që është në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë duhet te kishte njoftuar ministrinë se për këtë shtetas ka masë “arrest me burg” nga gjykata e krimeve të rënda.

Së treti, drejtoria e Marrëdhënieve juridiksionale me jashte duhej të informonte Prokurorine e Krimeve te Rënda se per Nazer Seitin po kryhej procedure ekstradimi

Fare e qartë, Nazer Seitit shtetasit shqiptar i njohur si financieri i grupit Habilaj dhe i arrestuar gjatë operacionit ku u kapën 4 ton drogë, i kishte filluar proçedimi dhe po gjykohej ne Shqipëri.

Nazer Seiti ishte një ndër nyjet që qeveria po i demonton në proçesin Tahiri për llogari të Ramës.

Nuk lejuan arrestimin e Tahirit duke e bllokuar ne parlament arrestin pasi i kercenoi me “nuk keni parë gjë akoma”; liruan pashaportën Tahirit; liruan Orest Sotën me 860 mijë euro dhe dy patentat e Tahirit;ekstraduan Nazer Seitin etj etj!!

Eshte e qartë si drita e diellit perfshirja e shtetit në shkelje ligji dhe shperdorim detyre vetem per te mbrojtur Tahirin qe ai te mos te shese Ramen!

Sot të gjitha gjurmët të çojnë tek Rama….jane perfshire parlamenti, disa ministri dhe prokuroria.

Salianji:U shkel ligji për të mbrojtur Tahirin dhe Ramën

Basha takim me grupin parlamentar. Ja porositë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko