Njerëzit në Moskë, Sidney e deri në Uashington DC do të shohin diçka tejet të rrallë në qiell të mërkurën kur tre fenomenet hënore të përputhen dhe moti natyrisht, do t’i lejojë, njofton The Guardian.
Një hënë blu (një hënë e dytë e plotë në një muaj kalendarik) – një hënë gjigande (kur hëna është jo si zakonisht shumë afër Tokës, duket shumë më e madhe dhe e shkëlqyer) – dhe një hënë e përgjakur (një moment gjatë një eklipsi kur hëna duket e kuqe) do të koinçidojnë njëherësh për herë të parë që nga viti 1866.
Nëse ju jetoni në SHBA, do të jeni në gjendje ta shihni eklipsin dhe tri efektet qiellore të mërkurën në mëngjes, pak para se hëna të largohet.
Për ata në bregun lindor të SHBA, eklipsi do të fillojë para perëndimit të diellit në orën 5:51 US ET, kur hëna super blu do të fillojë të bëhet e kuqe. Kjo do të ndodhë në orën 4:51 paradite CT dhe ata në bregun lindor do ta shohin në orën 2:51 të mëngjesit.
Për ata në Lindjen e Mesme, Azi, Rusinë Lindore, Australinë dhe Zelandën e Re, hëna e përgjakur do të shihet gjatë mbrëmjes së 31 janarit sipas NASA-s.
Në Sidney, Australi, eklipsi do të fillojë në orën 9:51 të mbrëmjes së mërkurë. Kjo është ora 10:51 e darkës në Zelandën e Re, ora 5: 51 e pasdites në Shangai dhe ora 12: 51 e pasdites në Moskë.
Për sa kohë që nuk do të ketë re që ta mbulojnë, ngrini sytë nga qielli.
Lexuesit në Evropën Perëndimore, shumicën e Afrikës dhe Amerikës Jugore e Qëndrore nuk do të mund ta shikojnë.