Parlament/ Vota kundër SHBA, Kryemadhi – Ramës: Je bylmez!

0
180

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka sulmuar ashpër në Kuvend, kryeministrin Edi Rama për votën kundër SHBA-së në Asamblenë e OKB-së: “Ky kryeministri ynë që nuk lë pa thënë sa erudit është e citon ismail Qemalin, – tha Kryemadhi, –  nuk është tjetër veçse një bylmez.

Para se t’i kundërvihej presidentit Trump dhe SHBA, gjë që ë beri edhe gjatë fushatës elektorale – se po të mos ndërhynte ky do të bëhej qameti atje – duhet t’i ishte referuar si fillim presidentit Uilson që nuk lejoi ndarjen e Shqipërisë; duhet të kishte kujtuar Klintonin lidhur me Kosovën; duhej të kishte kujtuar presidentin Bush lidhur anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

Nëse do të kishte pritur Klintoni të merrte lejen e OKB, sot nuk do të kishte mbetur shqiptar në Kosovë.

SHBA jo vetëm udhëhoqi me vendosmëri fushatën për Kosovën, por ka udhëhequr me vendosmëri fushatën për njohjen e Kosovës dhe vetëm një ditë para votës në OKB, ambasadorja amerikane në OKB deklaroi me krenari se bashkëshorti i saj ishte shqiptar. Vota kundër nuk ishte votë adhurimi për BE, por kundër SHBA dhe interesave kombëtare,” theksoi kryetarja e LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here